LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Sri Lankës, qeveria kishte informacion mbi sulmet

Masakra e Sri Lankës, qeveria kishte informacion mbi sulmet

Kryeministri i Sri Lanka ka kërkuar një hetim për dështimet e inteligjencës përpara shpërthimeve të Pashkëve që vranë më shumë se 200 njerëz.

Ranil Wickremsinghe pranoi se qeveria e tij kishte marrë informacion paraprak të sulmit, por që ministrave nuk Iu ishte thënë.


“Nuk kishte pasur një përgjigje adekuate dhe një hetim ishte i nevojshëm për të gjetur se si u përdor informacioni”, tha Wickremsinghe.

Gjithashtu ai tha se qeveria duhet të shikojë lidhjet e terroristeve lokalë me një grup ndërkombëtarësh.

AFP raportoi se kishte parë dokumente që tregonin se policia lëshuar ​​një njoftim të inteligjencës tek zyrtarët e lartë 10 ditë më parë, duke paralajmëruar se bombarduesit vetëvrasës kishin planifikuar të goditnin “kishat e shquara”. Shefat përmendën një shërbim të huaj të inteligjencës duke raportuar se një grup islamik pak i njohur po planifikonte sulme.

Të gjitha lajmet nga Sri Lanka
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sri Lanka

Po një zëdhënës i policisë së Sri Lankës tha se nuk ishte në dijeni të raportit të inteligjencës. Grupet e krishtere lokale kanë thënë se po përballen me kërcënime në rritje nga disa murgj të ekstremistëve budistë gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, pati përleshje mes shumicës së komunitetit budist sinhalez dhe myslimanëve të pakicës, me disa grupe budiste që akuzonin myslimanët se po i detyronin njerëzit të ktheheshin në myslimanë.

Tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike. Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale. /TCH/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori