LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Pretenca u lexua në mungesë, nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme GJKKO që u mbajt këtë të martë.


Haxhiu mbahet i burgosur në Greqi ndërsa Shqipëria ka bërë kërkesë për ekstradimin e tij.

Haxhiu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me masakrën e Lushnjës, të vitit 2017.

Në atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Po ashtu, sipas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit, grupi i Haxhiut dyshohen edhe për 6 vrasje të tjera, ende të pakonfirmuara.

Laert Haxhiu dyshohet se nga arratia, komendaonte një grup të vrasësve me pagesë. /Telegrafi/