LAJMI I FUNDIT:

BE me masa hakmarrëse tregtare ndaj SHBA-ve

BE me masa hakmarrëse tregtare ndaj SHBA-ve
Chinese investors monitor stock prices at a brokerage house in Beijing, Friday, March 23, 2018. Fears of a trade war roiled financial markets and sent the dollar wobbling Friday after Beijing retaliated against the Trump administration's tariff hikes by threatening import duties on U.S. goods. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Shtetet e Bashkimit Evropian kanë miratuar tarifat hakmarrëse në uisku dhe motoçikleta, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifave në metalet evropiane, transmeton AFP.

“Shtetet anëtare kanë mbështetur sot unanimisht planin e komisionit për të miratuar masat ribalancuese ndaj tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, i ka thënë AFP-së, një burim i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti.


Po ky burim ka shtuar se tarifat do të nisin së zbatuari “në ditët në vijim” derisa zyrtarë tjerë kanë thënë se kanë shtyrë datën deri në muajin korrik.

“Bashkimi Evropian do të shfrytëzojë të drejtën e tij në vënien e tarifave në produktet amerikane në vlerë të 2.8 miliardë dollarëve në tregti, siç është njoftuar nga Organizata Botërore e Tregtisë”, ka thënë ky burim nga komisioni.

Marrëdhëniet transatlantike janë në nivelin më të ulët në disa vjet, për shkak të tarifave, Marrëveshjes për klimën, paktin bërthamor dhe ambasadën amerikane në Jerusalem. /Telegrafi/