LAJMI I FUNDIT:

Martohen Arbenita dhe Fero

Martohen Arbenita dhe Fero
Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

Çifti i njohur i estradës, Arbenita dhe Fero, i kanë dhënë fund beqarisë.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet një fotografi e përbashkët e çiftit, e publikuar në rrjetet sociale.


Ka qenë modelja e njohur Arbenita Ismajli, ajo e cila ka hedhur në InstaStory një imazh ku shfaqet krah të dashurit të saj, reperit Fero, dhe ka shkruar “Të sapo martuar” në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory, ku duket si një konfirmim që dyshja tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në fotografi vërehet edhe buqeta me lule si dhe veshja elegante e çiftit, që gjithashtu japin indikacione të forta se ata tashmë janë zyrtarisht çift.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta. /Telegrafi/