Martial kthehet në radarin e Interit, francezi dhe Aubameyang shihet si pasuesit më të mundshëm të Lautaros

Interi thuhet se po shikon sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe yllin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, mes interesit në rritje të Barcelonës për Lautaro Martinezin.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Nerazzurrët po përgatiten të humbin yllin argjentinas, Martinez, i cili thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij me Interin.
Thuhet që Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e sulmuesit dhe ekipi i Antonio Contes tashmë ka filluar të kërkojë një zëvendësim për të.
Aubameyang mbush 31 vjet në qershor dhe kontrata e tij e me Arsenalin skadon në vitin 2021, por mund të jetë i hapur për një rikthim në Milano nëse londinezët dështojnë të kapin një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Gabonit ka qenë në formë të lartë me ekipin londinez dhe tashmë ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje në Ligën Premier për Topçinjtë.
Paraqitjet e tij të mira me një ekip që lufton të mbetet në mesin e ekipeve më të mira në Angli gjithashtu e ka parë atë të lidhet me një transferim te Barcelona dhe Interi mund të shtyhet të shikojë diku tjetër.
24-vjeçari ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje të Ligës Premier në këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Old Trafford mund të varet njësoj sikurse e Aubameyangut, nga kualifikimi i Unitedit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/






































