Ministria e Punës ka proceduar 100 padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës pasi dyshohet se kanë përfituar jashtëligjshëm pensione për familjarët e vdekur.
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë përfituar pensione në krah të familjarëve të tyre të vdekur më nuk do të kenë mundësi t’i gëzojnë ato. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) tashmë ka filluar t’i pastrojë listat e përfituesve të paligjshëm të skemave pensionale.
Musa Demiri, zyrtar për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar 6118 raste të suspendimit.
“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale për çdo muaj, pasi të bëhet pagesa e pensioneve, harton raportin për numrin e të suspenduarve nga skemat pensionale. Numri i suspendimeve është proces i përhershëm. Gjatë vitit 2017 ka pasur 6118 raste të suspendimit”, tha Demiri.
Mirëpo, nuk mungojnë as rastet kur familjarët e pensionistëve të vdekur nuk duan t’i kthejnë mjetet që i kanë marrë nga buxheti i shtetit. Për këtë MPMS-ja ka proceduar 100 padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“MPMS-ja pas refuzimit të familjarëve të pensionistit të vdekur për t’i kthyer mjetet, që janë pasurim pa bazë, ka proceduar rreth 100 padi në gjykata”, ka treguar ai.
Por, ende nuk dihen dëmet që i janë shkaktuar “buxhetit të shtetit” me këto përfitime joligjore. Në MPMS janë deklaruar se nuk mund të japin shifër konkrete përderisa nuk vendos gjykata për rastet.
Gazeta ia ka përcjellë pyetjet me shkrim edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Keqpërdorime me pensionet bazë, kontributpaguese e të personave me aftësi të kufizuara
Thuajse asnjë lloj i pensionit përfitues nuk është lënë pa u keqpërdorur nga familjarët e pensionistëve.
Në të dhënat që “Zëri” ka siguruar nga Ministria e Punës bëhet e ditur se 4224 persona më nuk marrin pensionin bazë, të cilin e kanë keqpërdorur. Pasivizime të tilla të pensioneve vërehen edhe te llojet tjera të pensioneve. 1464 persona më nuk përfitojnë pensionet kontributpaguese (PK). Të tilla, pastrime me listat në skemat pensionale janë vërejtur edhe me pensionet për personat me aftësi të kufizuara (PPAK), ku janë pasivizuar 967 sosh. Ndërsa janë regjistruar edhe 104 pasivizime të kompensimit për personat e verbër, 33 pasivizime të pensioneve të “Trepçës” e 6 pasivizime me pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend