LAJMI I FUNDIT:

​Marrëveshje mes ATK-së dhe Departamentit për Tatim për zbulimin e evazionit tatimor

​Marrëveshje mes ATK-së dhe Departamentit për Tatim për zbulimin e evazionit tatimor

Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, dhe Enis Spahiu, zëvendës sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim rritjen e shkëmbimit të informatave lidhur me zbulimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Bazuar në përgjegjësitë e memorandumit, Departamenti i Tatimit në Pronë do t’i sigurojë qasje për lexim dhe printim të informatave në bazën e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë për zyrtarët e autorizuar nga ATK, bazuar në Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Ligjin 03/L 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.


E nga ana tjetër,  ATK do të caktojë zyrtarët e autorizuar, detyrat e të cilëve kërkojnë të kenë qasje në bazat e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë, përmes ueb-it, dhe do të kërkojë me shkrim nga DPT krijimin e llogarive të koduara të përdoruesve për zyrtarët e autorizuar nga ATK.

Finalizimi i këtij memorandumi, është bërë me qëllimin e vetëm për parandalimin, zbulimin e evazionit tatimor, dhe për qëllime të tatimit në pronën e paluajtshme. /Telegrafi/