LAJMI I FUNDIT:

Lista serbe: Edhe kur skadon afati mund të zgjasim validetetin e targave KM

Lista serbe: Edhe kur skadon afati mund të zgjasim validetetin e targave KM
Foto: Arkiv

Lista serbe ka reaguar sot pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat, duke thënë se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit.

Lista serbe thotë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten, ndërkaq të reja nuk do të lëshohen tani për tani.


Lexoni të plotë njoftimin e Listës serbe:

Lista Serbe mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke konfirmuar se targat KM mbeten në përdorim, se askush nuk do t’i heqë dhe do t’u shqiptohen gjoba qytetarëve tanë që posedojnë automjete me targa KM.

Duam të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë.

Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM pa ndërprerje.

Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani.

Kujtojmë se qëndrimi ynë ka qenë që të mbajmë targa KM, të mos ua heqim pronën qytetarëve, të mos kemi penalitete dhe as të pamundësohet liria e lëvizjes.

Kemi kërkuar që të mbesin targat KM, jo të rritet numri i tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori