Marrëveshja për emrin ‘Maqedonia Veriore’ do të nënshkruhet të dielën në Prespë
Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit do të nënshkruhet ditën e diel në anën greke të Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe jozyrtarisht do të jetë drekë mes funksionarëve pjesëmarrës në ceremoni.
Lokacionet e sakta për dy ngjarjet e lartëpërmendura do të jenë të njohura nesër pas orës 18, si dhe koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.
Prej nesër do të ndalohet qasja e automjeteve civile drejt Prespës, ku përveç përfaqësuesve zyrtarë do të marrin pjesë edhe gazetarët. Në Greqi janë paralajmëruar protesta edhe në vendin ku pritet të nënshkruhet marrëveshja në Prespë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251