LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për burgjet, Hakkerup: Danimarka do të jetë më e zëshme në fushat politike me interes për Kosovën

Marrëveshja për burgjet, Hakkerup: Danimarka do të jetë më e zëshme në fushat politike me interes për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hakkerup kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku ndër të tjera theksuan se marrëveshja për burgjet ka peshë të madhe.

Ata bën të ditur se marrëveshja e tillë pritet të finalizohet më së largu në fillim të majit, ku më pas do të vihet për miratim në kuvendet e dy shteteve.


“…Marrëveshja mes dy vendeve, e nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar, ka peshë të rëndësishme, si dy palë të barabarta me përfitime reciproke…

Ky akt do të dëshmojë se Republika e Kosovës është një partner serioz në botën demokratike dhe se do t’i përgjigjet përherë miqve ndërkombëtar, duke qenë konform edhe me interesat e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Marrëveshja me Danimarkën për 300 qeli burgu, Kosova kishte reaguar e para pozitivisht
Lexo po ashtu Marrëveshja me Danimarkën për 300 qeli burgu, Kosova kishte reaguar e para pozitivisht

Ndërsa, ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup, është shprehur se pas kësaj marrëveshje Danimarkës do të jetë më e zëshme në fushat politike me interes për Kosovën, siç është çështja e liberalizimit të vizave.

“Marrëveshja e ratifikuar jo vetëm se do t’i fuqizojë raportet ndërmjet dy vendeve, por do t’i mundësojë Danimarkës të jetë më e zëshme në fushat politike në interes të Kosovës.

Kam besimin se jemi në hapat afër drejt finalizimit të marrëveshjes që do të fuqizonte lidhjet tona dhe do të ofrojë me dy vendet tona me njëra tjetrën.

Mendoj se një marrëveshje e tillë do të na mundësojë që të jemi më të zëshëm në çështjet si liberalizimi vizave dhe çështjeve të tjera që lidhen me BE-në dhe NATO-n.

Dhe në këtë kohë të tashme kur bota po gjendet në vështirësi të mëdha është e rëndësishme për ne që të shohim zotimin dhe angazhimin e madh nga Kosova drejt NATO-s dhe BE-së dhe dëshirës për të qenë pjesë e vlerave perëndimore evropiane.

Mendoj se kjo marrëveshje pasi të arrihet do të na mundësojë që t’i mbrojmë interesat e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë edhe aspektin e liberalizimit të vizave që e kuptoj që është një temë me shumë rëndësi dhe një temë që do ta diskutoj në Danimarkë…”, ka thënë ai.

Ministri danez, i pyetur pse kanë vendosur që këtë marrëveshje ta lidhin me Kosovën tha “kemi qenë ndër vendet e para që kemi njohur Kosovën si shtet… ndihemi rehat me Kosovën dhe kur kontaktuam autoritetet u angazhuan në mënyrë pozitivë dhe ishte e natyrshme ta fuqizojmë bashkëpunimin tonë”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë e Kosovës bëri më tej të ditur se qëllimi i dy vendeve është që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt.

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet
Lexo po ashtu Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet

Ajo tha se planifikojnë ta finalizojnë në muajin prill, ose më largu deri në fillim të muajit maj, ndërsa tha se ende nuk kanë vendosur datën se kur do ta procedojnë në kuvend.

Haxhiu njoftoi se do të bëhen disa renovime në qendrën e paraburgimit në Gjilan dhe pastaj kur të jetë qendra gati do t’i njoftojnë autoritetet daneze për t’i sjellë të burgosurit.

300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës
Lexo po ashtu 300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës

Ndryshe, vitin e kaluar, saktësisht më 20 dhjetor 2021 ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ai i Danimarkës, Nick Hakkerup kanë nënshkruar një letër-qëllim në Prishtinë për ofrimin e burgjeve për të burgosurit në Danimarkë.

E pikërisht për këtë çështje ka dy ditë që ndodhet për vizitë në Kosovë ministri danez i Drejtësisë, Hakkerup.

Ndryshe, gjatë një raportimi në Komisionin për Legjislacion, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte njoftuar për dhënien me qira të 300 qelive të burgut për shtetin danez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori