Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, nënshkruar në Uashington në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, por megjithatë ka shtuar se nuk ka asgjë të re.
Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy shteteve por se temat janë të Procesit të Berlinit, teksa ka shtuar se shqiptarët kanë humbur shumë kohë dhe dëmet janë të pallogaritshme.
“Lidhur me marrëveshjen ishte një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve. Ishte tejet e rëndësishme që u bë njohja e Kosovës nga Izraeli. Por përtej faktit që Izraeli njohu Kosovën, marrëveshja nuk ka asnjë gjë të re. Janë tema të stërdiskutuar në Procesin e Berlinit. E them këtë për një arsye shumë të thjeshtë. Për të kuptuar sa shumë kohë kemi humbur ne si shqiptarë në raport me çfarë sjell marrëveshja. Sjell një konfirmim të çka ka qenë aty për vite. Dhe refuzimi për të ecur në atë drejtim ka qenë vetëm humbje kohe. Ka dëme të pallogaritshme humbja e kohës nga patriotizmi farsë dhe nga një luftë imagjinare me një fqinj që ishte dje armik. Sot është një fqinj me të cilin shqiptarët kanë llogari të hapura për të adresuar po nuk mund të adresosh sikur je në luftë ndërkohë që je në paqe. Dhe të mos komunikosh për të adresuar llogaritë e hapur, që qëndrojnë për të mbushur pushkët imagjinare është të sakatosh popullin. Sofistikimi që sjell paqja. Në luftë është bardh e zi, por jo në paqe. Të jesh ose i paaftë për të drejtuar ose cinik. Ajo që mbetet mbresëlënëse, qorr e shurdhëria e atyre që nuk duan të shohin e të dëgjojnë ndaj fakteve është çka e ka dëmtuar shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë Rama, në Kuvendin e Shqipërisë.
“Dëgjova njërin që tha nuk e lëshojmë detin. Por dua të them se e para e po të duash ta lëshosh nuk e lëshon dot. Kushdo që do donte nuk e lëshon dot se nuk ka asnjë mundësi dhe e treta mos u bëni qesharak dhe të poshtë. Ata që i fryjnë këtij zjarri nuk ka asgjë të vërtetë”, shtoi ai./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi