LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me BE, Kina do blejë 300 avionë Airbus

Marrëveshja me BE, Kina do blejë 300 avionë Airbus

Udhëheqësit e Francës e Gjermanisë, si dhe kreu i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, u takuan në Paris me presidentin kinez, Xi Jinping.

Në fokus të axhendës së tyre është ruajtja e sistemit shumëpalësh të qeverisjes globale, e në veçanti klima dhe tregtia.


Zyrtarët francezë e përshkruajnë Kinën njëherësh si rivale dhe partnere, ndërkohë bëjnë thirrje që Parisi të qëndrojë vigjilent ndaj çdo përpjekjeje të Pekinit për të përvetësuar teknologji.

BE-ja gjithashtu është duke hartuar një strategji mbrojtëse, sidomos për të ndaluar blerjen e kompanive që prodhojnë teknologjitë kryesore.

Por nga ana tjetër europianët po përfitojë nga paqartësitë e marrëdhënieve të Kinës me Shtetet e Bashkuara dhe problemet me kompaninë Boeing.

Para takimit të kreut kinez me homologun francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kreun e Komisionit të BE-s, Jean-Claude Juncker, u nënshkruan 15 marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me vlerë të përgjithshme prej 40 miliardë eurosh, përfshirë dhe atë për blerjen e 300 avionëve Airbus.

Bashkimi Europian po përpiqet që të shtojnë trysninë ndaj Pekinit në prag të Samitit BE-Kinë i parashikuar për më 9 prill, përcjell oranews.tv.

Të frikësuar nga politika ‘përça e sundo’ e Pekinit, Brukseli po kërkon që të mbajë nën kontroll marrëveshjet dypalëshe që mund të arrihen.

Në këtë kontekst, komisioneri europian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger, bëri thirrje që marrëveshja mes për aderimin e Italisë në nismën “Një Brez, një Rrugë” të Kinës të bllokohet me veto.

Ndërsa Oettinger tha se “zgjerimi i lidhjeve të transportit midis Europës dhe Azisë është në vetvete një gjë e mirë,” ai shtoi se Italia duhet të marrë në konsideratë interesat e të gjitha vendeve të BE-së.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori