LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Juventus-FIGC: Çfarë do të thotë dhe çfarë pritet në provën e re

Marrëveshja Juventus-FIGC: Çfarë do të thotë dhe çfarë pritet në provën e re

Marrëveshja midis Juventusit dhe prokurorit të FIGC, Giuseppe Chine do të thotë se Zonja e Vjetër mund të shpëtojë me një gjobë të lartë dhe një dënim të reduktuar me pikë për sezonin aktual, ndërsa gjithçka pritet të zbardhet në gjyqin e sotëm.

Avokatët e bardhezinjve kanë arritur një marrëveshje me Chine përpara një gjyqi të dytë sportiv që duhej të zhvillohej më 15 qershor. Procedimi do të shqyrtonte marrëveshjet e dyshuara të pagave me lojtarët dhe marrëdhëniet me agjentët dhe klubet e tjera.

Me marrëveshjen mes Juventusit dhe FIGC-së, gjyqi i dytë sportiv do të zhvillohet sot, e martë, më 30 maj, në vend të 15 qershorit, kështu që tifozët bardhezi do ta dinë së shpejti penalitetin e ri për klubin. Gjyqi do të zhvillohet në orën 9:30 në Itali.


Elkann lidhur me heqjen e pikëve: Juventusi është bërë më i fortë në vështirësi
Lexo po ashtu Elkann lidhur me heqjen e pikëve: Juventusi është bërë më i fortë në vështirësi

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, janë dy skenarë të mundshëm.

Një: Juventusi merr një gjobë të madhe dhe një dënim të reduktuar me pikë për sezonin aktual, i cili do t’i shihte Bianconerët të përfundonin në vendin e shtatë në Serie A dhe të mbanin një pozicion në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm. Dy: Zonja e Vjetër merr vetëm një gjobë të madhe dhe asnjë dënim.

Juventusi rrezikon të ndalohet nga garat evropiane, por UEFA pret vendimin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Juventusi rrezikon të ndalohet nga garat evropiane, por UEFA pret vendimin e Superligës Evropiane

Nga ana tjetër, Il Corriere dello Sport pretendon se dënimi me pikë mund të jetë i vlefshëm për sezonin e ardhshëm. Në çdo rast, Juventusi nuk do të apelojë vendimin e FIGC për shkak të marrëveshjes së tyre me Chine, e cila, siç theksohet nga edicioni i shtypur i gazetës Tuttosport konfirmon disi fajin e klubit dhe keq-bërjen e ish-drejtorëve të tyre.

Mbetet për t’u parë nëse Bianconerët do të luajnë në Ligën e Evropës ose në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm pasi UEFA gjithashtu po finalizon hetimin e vet i cili mund të përfundojë me një ndalim nga garat evropiane për një ose më shumë vite për gjigantët e Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori