LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Prespës, njëra prej pikave konfrontuese në fushatën parazgjedhore

Marrëveshja e Prespës, njëra prej pikave konfrontuese në fushatën parazgjedhore

Marrëveshja e Prespës, sipas të gjitha paralajmërimeve do të jetë top temë edhe e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare. Edhe pse me këtë marrëveshje hapet rruga për anëtarësimin e vendit në NATO dhe për fillimin e negociatave me Unionin,
pushteti dhe opozita edhe gjatë fushatës zgjedhore të ardhshme do të konfrontohen për përparësitë dhe dobësitë e tij.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dje deklaroi se shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, të cilën e paralajmëroi OBRM-PDUKM, do të jetë i rrezikshëm dhe mund ta kthejë vendin për 25 vjet mbrapa. Kryeministri i deridjeshëm i Maqedonisë së Veriut, shtoi se nuk beson në fitoren e OBRM-PDUKM-së në këto zgjedhje, aq më pak se kjo parti do ta fitojë shumicën prej 2/3 për ta ndryshuar marrëveshjen.


“A është e vetëdijshme OBRM-PDUKM se çfarë do të ndodhë nëse shfuqizohet Marrëveshja e Prespës? Shfuqizimi do të na rikthente 25 vjet mbrapa, dhe do ta kthente IRJM apo FYROM, emër me të cilin u emëruam në kurriz të emrit kushtetues. Kjo do të nënkuptonte heqjen e anëtarësimit në NATO, humbjen e perspektivës së BE-së, humbjen e miliarda eurove investime. Pa marrëveshjen e Prespës, mbështetja nga partnerët tanë strategjikë do të zhduket, bllokada të reja nga Greqia, jostabilitet i ri i brendshëm dhe rreziqe për konflikte”, tha Zaev në konferencën për media.

Ai shtoi se shfuqizimi i Marrëveshjes është punë e rrezikshme dhe se për shkak kësaj i tërë opinioni demokratik dhe LSDM-ja janë këtu të garantojnë se marrëveshja e Prespës do të jetojë, dhe se do të sjellë ardhmëri për vendin tonë.
Duke e komentuar deklaratën e Zoran Zaevit, nënkryeari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski tha se ata nuk kanosen, por e thonë atë që e mendojnë qytetarët dhe ata si subjekt politik.

“Ne megjithatë qëndrojmë pas asaj se kjo marrëveshje është e dëmshme. Dhe do të jetë e dëmshme dhe do të mbetet e dëmshme pasi e prek identitetin, e prek gjithë atë që është maqedonase. Dhe por është e vërtetë ne disa herë themi se nëse qytetarët na japin mundësi ne do të kërkojmë ta rishikojmë. Nuk e kërcënojmë askënd dëshirojmë të kemi miq kudo, por nënkuptohet nuk duhet të turpërohemi nga ajo që jemi dhe asnjëherë nuk do të turpërohemi. ne jemi maqedonas dhe do të mbetemi maqedonas kudo që jemi”, deklaroi
Misajllovski.

Megjithatë për opinionin e gjerë përdorimi i Marrëveshjes së Prespës, në fushatën politike nuk është asgjë e re. Dispozitat e kësaj Marrëveshje të nënshkruar në qershor të vitit 2018, kanë qenë pjesë e pashkëputshme e fushatës parazgjedhore për njeriun e parë të shtetit, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori