Në grindjen për furnizimin e planifikuar të Turqisë me raketa kundërajrore ruse, SHBA po rrit presionin ndaj partnerit të NATO-s, Turqi. Uashingtoni kërcënon Turqinë me përjashtimin nga programi i avionëve luftarakë F35.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë Turqisë një afat deri në fund të korrikut, për të hequr dorë nga blerja e sistemit me raketa kundërajrore ruse, S-400. Në të njëjtën kohë, Pentagoni ka bërë të ditur, se do të vendosë sanksione, nëse qeveria në Ankara, nuk e përmbush këtë kërkesë. Në rast nevoje të gjithë pilotët turq, që aktualisht trajnohen për përdorimin e avionëve luftarakë të NATO-s, F35 do të largohen nga SHBA, paralajmëron Pentagoni. Përveç kësaj do të mbyllet për firmat nga Turqia rruga e pjesëmarrjes në konstruktimin e avionëve F35.
Ministri amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, tha para gazetarëve, se ai e ka informuar me shkrim, homologun turk, Hulusi Akar. Turqia nuk ka për të marrë as avionë F35, nëse nuk ndërron kurs, theksoi Shanahan. Qeveria turke ka porositur qindra avionë të tipit F35 që prodhodhen nga koncerni amerikan, Lockheed Martin.
SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s frikësohen, se Rusia përmes sistemit S-400 do mund të marrë informacione për avionët e aleancës perëndimore. Uashingtoni preferon, që Ankaraja në vend të raketave ruse, të marrë sistemin amerikan, Patriot.
Presidenti turk, Erdogan këmbëngul në marrëveshjen me Rusinë. Qeveria e tij nuk ka ndërmend të „tërhiqet”, deklaroi Erdogani në javën që po përfundon. Moska i ka bërë vendit të tij një ofertë më të mirë, argumentoi ai. Raketat e para kundërajrore ruse pritet të dërgohen në dy muajt e ardhshëm, bëri të ditur, kreu i koncernit shtetëror rus të armatimit, Rostec, Sergej Tshemesov. Me Turqinë gjithçka po ecën „në rrugën e duhur”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre