LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit – deklarata e ministrit Hummelgaard dhe paralajmërimi i Haxhiut për votimin në seancën e së enjtes

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit – deklarata e ministrit Hummelgaard dhe paralajmërimi i Haxhiut për votimin në seancën e së enjtes

Të martën për vizitë në vendin tonë ishte ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard ndërkaq temë diskutimi gjatë vizitës së tij këtu ishte marrëveshja për sjelljen e rreth 300 të burgosurve nga atje për ta vuajtur dënimin në Kosovë.

Lidhur me këtë marrëveshje e cila nga korriku është bllokuar në Kuvendin e Kosovës, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar votimin e saj në seancën e së enjtes.


Danimarka më 27 prill të vitit të kaluar nënshkroi një marrëveshje për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet daneze.

Burgu i Gjilanit do të menaxhohet nga Danimarka, Komisioni për legjislacion ratifikon marrëveshjen
Lexo po ashtu Burgu i Gjilanit do të menaxhohet nga Danimarka, Komisioni për legjislacion ratifikon marrëveshjen

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, i cili ishte për vizitë në Kosovë, të martën, tha se ka pasur takime konkrete me zyrtarë të qeverisë dhe të partive më të mëdha opozitare dhe mesazhi është se ata e duan këtë partneritet.

Hummelgaard është optimist se marrëveshja për të burgosurit do të votohet së shpejti.

“Për qeverinë, plani është pjesë e përpjekjes për të krijuar hapësirë ​​në burgjet daneze, të cilat janë nën presion mbi kapacitetet dhe personelin në formën e një numri në rënie të oficerëve të burgjeve. Prandaj, kriminelët e dënuar me deportim duhet të vendosen diku tjetër para se të nisen për në vendin e origjinës”, thotë ai, shkruan medium danez.

“Ekziston një udhërrëfyes i qartë dhe i plotë. E vetmja gjë që na duhet është që Parlamenti i Kosovës ta ratifikojë traktatin”, shton Hummelgaard.

“Nuk mund të them gjë tjetër veçse thonë se do të hidhet në votim së shpejti në parlament”, u shpreh ai.

Peter Hummelgaard thekson se synohet që kushtet në burg të jenë në përputhje me standardet daneze.

“Sapo parlamenti të ketë ratifikuar traktatin, ne do të fillojmë rindërtimin e ambienteve të burgut në mënyrë që ato të përmbushin standardet daneze”, u shpreh ai.

Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor 2021 një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

E lidhur me takimin dhe marrëveshjen, të martën ka njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë.

Në një postim në Facebook, MD shkruan se ministrja Haxhiu dhe homologu danez, Peter Hummelgaard, kanë biseduar lidhur me rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet
Lexo po ashtu Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet

Haxhiu në një postim në Facebook bën të ditur se e ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

“Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Ndryshe, që nga muaji korrik për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.

Pas disa muajve bllokim, kjo marrëveshje si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës është caktuar për të enjten, më 15 shkurt.

KMDLNj kundërshton fuqishëm marrëveshjen me Danimarkën për burgjet, rendit 15 arsye
Lexo po ashtu KMDLNj kundërshton fuqishëm marrëveshjen me Danimarkën për burgjet, rendit 15 arsye

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni.

Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori