LAJMI I FUNDIT:

Marko Gjuriq infektohet me coronavirus

Marko Gjuriq infektohet me coronavirus

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sipas gazetës serbe ‘Blic’, përcjell Telegrafi, raportohet se Gjuriq u testua të premten, ku edhe doli pozitiv me COVID-19.


“Ai nuk ka simptoma, për momentin, procedura kërkon që ai të testohet edhe njëherë dhe pastaj të dalin edhe rezultatet e testit të dytë. Ai aktualisht është në izolim dhe po i nënshtrohet procedurave mjekësore”, tha një burim për gazetën.

Gjuriq “e hupi kontrollen përsëri” – momenti kur tregon servilitetin ndaj shefit të tij
Lexo po ashtu Gjuriq “e hupi kontrollen përsëri” – momenti kur tregon servilitetin ndaj shefit të tij

Ndryshe numri i të infektuarve me coronavirus në Serbi u rrit në 13 mijë, ndërsa bëhet e ditur se deri më tani janë konfirmuar 265 të vdekur, bazuar në të dhënat zyrtare nga “Universiteti John Hopkins”. /Telegrafi/