LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg zbulon sekretin e tij për një martesë të shëndetshme

Mark Zuckerberg zbulon sekretin e tij për një martesë të shëndetshme

Të ashtuquajtura sekrete për një martesë të suksesshme ka me bollëk. Së fundmi shkencëtarët publikuan rezultate të cilat thonë se të lini  statusin martesor të hapur mund të ndikojë në jetëgjatësinë e lidhjes, dhe në këtë pikë mund të themi se i kemi dëgjuar të gjitha.

Në këto kohë kur të gjithë jemi të lidhur me anë të rrjeteve sociale, mund të kërkojmë këshilla nga çdokush, e pse të mos i kërkojmë ato nga personi i cili e ka bërë të mundur këtë lidhje mes nesh, transmeton Telegrafi.


Mark Zuckerberg, themelues i rrjetit social ‘Facebook’ (punë e cila kërkon një përkushtim mjaft të madh) në anën tjetër ka dhe një fëmijë me gruan e tij Priscilla Chan, të cilën e ka njohur 14 vite më parë në Harvard. Zuckerberg gjatë fjalimin me rastin e diplomimit pati mundësinë për të thënë disa fjalë për gruan e tij.

epa04868118 (FILE) A file picture dated 11 July 2013 of Mark Zuckerberg (R), chief executive officer and founder of Facebook Inc., and wife Priscilla Chan (L) attending Allen and Company 31st Annual Media and Technology Conference, in Sun Valley, Idaho, USA. The couple is expecting a baby girl, Zuckerberg annouced on 31 July 2015 on his Facebook site. EPA/ANDREW GOMBERT *** Local Caption *** 50914547

“Kujtimi im më i mirë nga Harvardi ishte njohja me Priscillën” tha ai gjatë fjalimit të tij. “Ajo është personi më i rëndësishëm në jetën time dhe lidhja më e rëndësishme që kam krijuar  gjatë kohës time këtu ka qenë lidhja me të”.

Kur ata filluan të takoheshin në kolegj, Chan thuhet se këmbënguli në një marrëveshje marrëdhënieje, e cila kërkonte që çifti të kishte së paku 100 minuta kohë të vetme çdo javë, si dhe një takim nate në javë. Çifti ende praktikon këto rutina edhe sot.

Nëse ndiheni skeptikë për vendosjen e një minimumi kohor të tillë në marrëdhënien tuaj, duhet t’i rishqyrtoni kërkesat tuaja. Zuckerberg dhe Chan u martuan në maj 2012, gati një dekadë pasi u takuan si ‘Ivy Leaguers’. Ata mirëpritën vajzën e parë Max në fund të vitit 2015 dhe njoftuan më parë këtë vit se po presin një fëmijë të dytë. Është e qartë se këta të dy po bëjnë diçka  drejtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori