LAJMI I FUNDIT:

Mark Turrell – Rruga drejt suksesit përmes ndërmarrësisë

Mark Turrell – Rruga drejt suksesit përmes ndërmarrësisë

Prezentues, ndërmarrës dhe strateg Mark Turrel ka lindur në Toronto, Kanadë. Përgjatë karrierës së tij ai ka jetuar dhe punuar ne vendet më të zhvilluara si Paris, Berlin, Boston dhe San Francisko. Mark është themelues dhe CEO i kompanisë Orcaski, një kompani marketingu e specializuar në projektimin e programeve që promovon produktet, shërbimet dhe idetë inovative. Mark është një prezentues i pasionuar me përvojë ndërkombëtare, ne temat e ‘crowdsourcing’, teknologjisë dhe ndërmarrësisë.

Mark - KosICT 2


Përveç kësaj, Mark është bashkë-themelues i kompanisë Imaginatik, një firmë që merret me përdorimin e teknikave të inteligjencës dhe teknikat e crowdsourcing për korporata. Ai ka bashkëpunuar me qindra kompani globale me mision që të ndihmoj hartimin dhe zbatimin e programeve inovative të ndërmarrjeve. Klientët e tij përfshijnë firma si Allianz, Pfizer, Whirlpool, Yahoo etj.

Më parë, Mark ka qenë pjesë e programit të Liderëve të rinj global të mbajtur në Universitetin e Harvardit, një program i projektuar për anëtarët e YGL të Forumit Ekonomik Botëror. I njohur për punën e tij Mark u propozua si një pioner i Teknologjisë, duke u njohur me rolin e tij të veçante në ndërmarrësi. Përgjatë eksperiencës së tij në teknologji, Mark ka demonstruar vazhdimisht udhëheqjen e vizionare në fushën e TIK-ut, mediave moderne, mjedisit të energjisë dhe shkencave.

Mark - KosICT 3

Ai është një konsulent i dedikuar i start-ups dhe kompanive në rritje, me qëllim të stimulimit të inovacionin dhe krijimit të vlerës. Strategjia e Mark për zgjidhjen e problemeve, ideve të reja dhe zhvillimin e planeve të biznesit ka nxitur në mënyrë të jashtëzakonshme ndikimin e tij në fushën e biznesit dhe shoqërisë vepruese