LAJMI I FUNDIT:

Mark Cuban: Dita është më produktive kur zgjohesh në ora 6:30 (Video)

Mark Cuban: Dita është më produktive kur zgjohesh në ora 6:30 (Video)

Mark Cuban miliarderi i cili zotëron Dallas Mavericks gjen kohë për të lexuar çdo ditë dhe për të punuar për të paktën një orë.

Cuban, 61 vjeç, ka ndarë kohët e fundit detaje rreth ditës së tij me Vanity Fair, duke përfshirë rutinën e tij në mëngjes, e cila fillon në orën 6:30 të mëngjesit.


“Gjëja e parë që bëj kur shtrihem në shtrat është të kap telefonin dhe filloj të kaloj përmes email-it. Cilat do qofshin gjërat stresuese, unë përpiqem t’i nxjerr ato jashtë rrugës në mëngjes”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

Ka vlerë kur i merr gjërat me prioritet të lartë menjëherë edhe nëse janë të pakëndshme.

Si autor Brian Tracy, i cili ka studiuar menaxhimin e kohës për më shumë se 30 vjet, shkruan në librin e tij “Hajeni atë bretkosë!”, shkruan se, “Mark Twain një herë tha se gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes është të hani një bretkosë të gjallë, kështu do ta kaloni ditën me kënaqësinë e të kuptuarit se kjo është ndoshta gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhë gjatë gjithë ditës. ‘Bretkosa’ juaj është detyra juaj më e madhe, më e rëndësishme, ajo që ka më shumë gjasa të shtysh në qoftë se nuk punon për të”.

Ai vazhdon se, “çelësi për arritjen e niveleve të larta të performancës dhe produktivitetit është të zhvilloni zakonin, gjatë gjithë jetës, për të trajtuar detyrën tuaj të parë çdo mëngjes. Duhet të zhvilloni rutinën e ‘të ngrënit bretkosa’ para se të bëni ndonjë gjë tjetër”.

Pas trajtimit të detyrave më të vështira në listën e tij të detyrave, pjesa tjetër e ditës së Cubanit, përfshin leximin e lajmeve, duke e lënë vajzën e tij 15 vjeçare në shkollë, basketboll dhe përgjigje për shumë e-maile. /Telegrafi/