Ushtarët ukrainas kanë shkatërruar dy anije ruse që transportonin trupa që përpiqeshin të kalonin lumin Dnipro.

Sipas raportit, dy anije ruse me personel u përpoqën të kalonin lumin, por u goditën me precizitet nga Batalioni i 426-të i ushtrisë ukrainase.


Anijet u shkatërruan dhe asnjë nga trupat ruse nuk mbijetoi, thanë marinsat. Koha dhe vendi i sulmit nuk u zbuluan, transmeton Telegrafi.

"Operatorët e dronëve detarë po monitorojnë nga afër çdo lëvizje të armikut, kështu që çdo përpjekje për ulje është e dënuar. Dnipro bëhet një varr për ata që kanë ardhur në tokën tonë", u tha nga ushtria ukrainase.

Në anën tjetër janë publikuar edhe pamjet e këtij aksioni që janë filmuar nga ajri me dron, ku shihet sulmi i mirëkoordinuar. /Telegrafi/