LAJMI I FUNDIT:

Marine Le Pen akuzohet për plagjiaturë

Marine Le Pen akuzohet për plagjiaturë

Kandidatja për president të Francës, Marine Le Pen, është akuzuar për plagjiaturë, duke shkëputur pjesë nga fjalimi i rivalit të saj të mundshëm François Fillon në një fjalim të mbajtur të hënën.

Disa seksione të fjalimit të saj në Villepinte, në veri të Parisit, duket se përsërisin pothuajse fjalë për fjalë komentet e Fillon, gjatë një fjalimi të mbajtur më 15 prill, transmeton BBC.


Një zyrtar i partisë së Frontit Kombëtar tha se Le Pen ka bërë një “mohim” ndaj Fillon, dhe tregoi se ajo nuk ishte “sektare”.

Le Pen përballet të dielën me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ngjashmëria në fjalimet u theksua nga kanali televiziv Ridicule TV, dhe u inicua nga mbështetësit e Fillon për të sulmuar rivalin e tij Macron para raundit të parë të votimit. /kp/