LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq në Bruksel, fillon skriningu bilateral për “Drejtësinë dhe të drejtat themelore”

Mariçiq në Bruksel, fillon skriningu bilateral për “Drejtësinë dhe të drejtat themelore”

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, do të hapë sot në Bruksel skriningun bilateral për kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy ditët e ardhshme, Grupi Punues për Negociata, përmes 24 prezantimeve, do të prezantojë pozicionin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut në raport me të drejtën evropiane në fushën e gjyqësorit, politikës kundër korrupsionit, të drejtat themelore, të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave dhe të drejtat e qytetarëve të BE-së, para ekspertëve të Komisionit Evropian.


Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Zëvendës kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu-Halili, është pjesë e ekipit negociator maqedonas, ndërsa anëtarë të Grupit punues për negociata janë përfaqësues nga Zyra e Zëvendëskryeministrit në ngarkuar për politika të mirëqeverisjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Zyra e Prokurorit Publik, Komisioni Shtetëror për Parandalimi i Korrupsionit, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Kapitulli 23 “Drejtësia dhe të drejtat themelore” përfshinë fushat e drejtësisë, politikës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore. Parimet evropiane për të drejtat themelore janë përcaktuar në Kartën e të Drejtave Themelore, e cila është ligjërisht e detyrueshme për shtetet anëtare pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori