LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq – Klain: Hungaria jep mbështetje për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Mariçiq – Klain: Hungaria jep mbështetje për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i obliguar në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Bojan Mariçiq sot ka realizuar takim me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrash Klain, ku biseduan për procesin e negociatave, për tema aktuale politike dhe mundësitë për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin bilateral.

“Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe obligimet që dalin nga negociatat aderuese duhet të mbeten në fokusin tonë edhe gjatë këtij viti, ndërsa për ne është me rëndësi të dimë se e kemi përkrahjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe plotësimin e qëllimit”, tha Mariçiq në takimin.


Ambasadori Klain, potencoi se Hungaria jep përkrahje të qartë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe bëri me dije se tani nuk duhet të lejohet që vet t’i bllokojmë negociatat.

Klain shtoi se Hungaria edhe më tej do të angazhohet për zgjerimin e BE-së me vendet nga rajoni dhe se në atë rrugë mund të konsiderojmë në ndihmën dhe përkrahjen e tyre teknike në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se hapin më të rëndësishëm drejt BE-së, Maqedonia e Veriut tanimë e ka bërë, por se nevojitet konsensus politik dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët shoqërorë për zbatimin e mëtejshëm të agjendës reformuese”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Në atë drejtim, ata e theksuan rëndësinë për reforma të mëtejme në kapitujt 23 dhe 24, si dhe rëndësinë e reformave në gjyqësi, pavarësinë e gjyqësisë, por edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Mariçiq tha se Qeveria ka vullnet politik dhe kapacitet

“Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet e deritanishme të shkëlqyeshme dhe janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, që duhet të shërbejë për përshpejtimin e eurointegrimeve. Në atë drejtim, më hollësisht Mariçiq bisedoi për investimet e reja hungareze, si dhe për iniciativën e re për projekt infrastrukturor, i cili do ta lidh rajonin me Evropën”, informojnë nga SÇE.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori