LAJMI I FUNDIT:

Margarina shitet për gjalpë – sekuestrohen 47 ton false në Shqipëri

Margarina shitet për gjalpë – sekuestrohen 47 ton false në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë bërë publike një skemë mashtrimi, se si margarina në treg shitet për gjalp.

Skema e mashtrimit fillon nga importuesi. Ky i fundit importon produktin nga Ukraina me mangësi në dokumentacionin shoqërues si certifikatë sigurie ligjërisht të pavlefshme.


Më pas në doganë produkti kalohet si yndyrë bimore pa cilësuar nëse është vaj palme apo soje dhe zhdoganohet si margarinë. Me pas importuesi e ambalazhon yndyrën bimore në pako të vogla duke e prezantuar në etiketë si gjalpë, me origjinë nga Gjermani.

Mashtrimi shkon edhe më tej duke ndryshuar datën e skadencës. Një skemë e tillë mashtrimi sjell dëm shëndetësore dhe ekonomik për konsumatorin. Pasi margarina në vendin tonë futet me 140 lek kilogrami, më pas importuesi dhe ambalazhuesi i shtojnë secili nga 100 lek për kilogram, raporton tch.

Çmimi final i margarinës tek konsumatori vjen me 529 lekë kilogrami. Ndërkohë që gjalpi i vërtetë në treg kushton nga 800 deri në 1000 kilogrami. AKU tërhoqi nga tregu 47 ton margarinë që në raftet e marketeve prezantohej si gjalp.

Në 5 inspektime të realizuar nga AKU, janë vendosur 8 gjoba me vlerë totale 2.9 milion lekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori