LAJMI I FUNDIT:

Marchetti është pajtuar të jetë zëvendësues i Strakoshës

Marchetti është pajtuar të jetë zëvendësues i Strakoshës

Federico Marchetti i gatshëm të bëjë zëvendësuesin e Thomas Strakoshës te Lazio.

Një lajm në dukje i thjeshtë ai që përcillet nga mediat italiane, por në brendësi të tij ka shumë më tepër, ndërthur në fakt historinë e dy portierëve të Kombëtares shqiptare dhe rrugën e tyre drejt suksesit.


Nuk ka nevojë ta çosh kujtesën shumë larg, një vit më parë pothuajse në këtë kohë, Etrit Berisha largohej në huazim te Atalanta. Te Lazio kishte bërë paraqitje të shkëlqyera sa herë i ishte dhënë mundësia por nuk i kishin mjaftuar për të zënë vendin e Marchetit, pavarësisht se paraqitjet e titullarit italian nuk ishin aspak bindëse.

Motivet nuk ishin thjesht sportive, nën zë thuhej se te Lazio nuk mund të linin jashtë portierin që ishte grumbulluar nga Kombëtarja Italiane edhe për arsye marketingu, shpresonin ndoshta edhe shuma të frikshme deri në 30 milionë euro nga shitja eventuale e tij, transmeton SS.

Ndoshta edhe për këtë arsye Etrit Berisha vendosi të provonte një periudhë huazimi te Atalanta, një vit më parë pothuajse në këtë kohë, Thomas Strakosha avanconte pa bërë zë duke marrë statusin e portierit të dytë te Lazio, edhe pse sërish nën hijen e Marchetit një hap i rëndësishëm për Strakoshën atë kohë 21 vjeçar që ishte gati të provonte shanset e tij pavarësisht vështirësive.

Dhe në fakt shanset nuk i munguan, debutonte në Serinë A bëri një ndeshje me Milanin shtatorin e kaluar, provë bindëse, e një portieri të aftë për mbiemrin që mban, dhe që atëherë duke përfituar edhe nga dëmtimet e Marchetit, me kokën ulur, pa bujë Strakosha dalëngadalë ndryshoi hierarkinë e portës, 21 ndeshje në serinë A sezonin e kaluar, tanimë ka statusin e portierit të parë te Lazio ku i gëzohen një gardiani me të ardhmen përpara, Marcheti dikur një bllokadë e pathyeshme, tani i duhet të pranojë rolin e zëvendësuesit.

Një histori se si puna, sakrifica shpërblejnë, edhe kur shumë gjëra janë kundër, dhe jo vetëm për Strakoshën, te Atalanta Etrit Berisha i bindi të gjithë me paraqitjet e tij, gjerësisht bashkë me Strakoshën i vlerësuar si një ndër portierët më të mirë të Serisë A sezonin e kaluar, një ndër protagonistët e suksesit të Atalantës në sezonin e saj të rekordeve me klubin bergamask vendosi të blejë përfundisht kartonin e tij. Dy portierë të Kombëtares, titullarë këtë vit në Serie A, kampionatin që nuk ka vuajtur pothuajse kurrë për portierë e mbrojtës, kjo është diçka vërtet e veçantë, natyrisht falë punës së Strakoshës e Berishës.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori