Nga: Charlotte Runcie / The Telegraph
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com
Këtë vit nuk e prisja një befasi nga radioja: se do të më jepte një vlerësim të ri të artit të heshtur të mimikës. Megjithatë, kjo është ajo që ndodhi kur dëgjova Archive on 4: The Art of Silence (Radio 4). Ishte një nga ato programet e paharrueshme radiofonike që trajton temën për të cilën ke menduar se e njeh dhe atë e hap sikur kur e shpalos hartën e fshehtë të thesarit, kur i zbulon rrugët dhe pamjet brenda saj, ato që kurrë më parë nuk i ke njohur.
Programi i prezantuar nga dy vajzat e Marcel Marceau-it, Camille dhe Aurélia, The Art of Silence [Arti i heshtjes] nuk u fokusua drejtpërdrejt në vetë artin e performancës së mimikës, por në historinë komplekse të njeriut që atë e solli në jetë.
Lindi si Marcel Mangel në një familje hebreje në Strasburg, më 1923, ndërsa gjatë pushtimit nazist të Francës e adoptoi mbiemrin më francez “Marceau”. Dhe, kjo periudhë në historinë evropiane pati ndikimin më të thellë tek ai.
I riu Marceau, në moshën 17-vjeçare iu bashkua Rezistencës Franceze dhe i ndihmoi fëmijët hebrenj që të shpëtojnë nga Gestapoja duke i kontrabanduar ata për në Zvicër. Në vitin 1944, babai i tij u kap dhe u vra nga nazistët në Aushvic. Kishte kaq shumë shtresa heshtjeje, tërheqjeje dhe gjërash të pathëna këtu, të bashkuara me kujdes dhe me bukuri nga producentja Victoria Ferran.
“Pse zgjodhi të hesht, kjo është një histori që rrallë e ka treguar në publik”, kanë thënë vajzat e tij. Pse Marceau, pas luftës, ia përkushtoi jetën performimit në një formë arti pa asnjë fjalë?
Një citim nga vetë ky njeri, ndihmoi për të kuptuar shpjegimin: “Në heshtje, mund të gjesh zgjuarsi, tragjedi, argëtim, humor, patos, komedi”. Një spektër emocionesh njerëzore që nazistët ishin përpjekur aq shumë që ta zhduknin. Por, më së shumti ishte kjo: “Pas luftës, nuk ka më fjalë”.
Por, Marceau ua kishte besuar fjalët fëmijëve të vet, në formën e ditarëve të shkruar.
Një shekull që nga lindja e tij, kjo është hera e parë që familja e tij e tregon historinë e tij në anglisht. Në fakt, marrëdhënia që Marceau kishte me familjen ishte një nga fijet më të forta këtu: që nga fëmijëria si pjesë e lidhjes së madhe dhe të ngushtë të kushërinjve dhe vëllezërve e deri te humbja e babait dhe, më vonë, shkëputja fizike midis tij dhe fëmijëve që ishte rezultat i punës së tij – duke udhëtuar dhe duke kryer aktin e tij të famshëm për 300 net në çdo vit.
Ky vërtet ishte një program për Luftën e Dytë Botërore dhe ndikimin e saj të gjatë e shkatërrues në vitet që pasuan. Në një audio-eksplorim të artistit pamor, ajo që erdhi më fuqishëm këtu ishin pikat e dhimbjes dhe ngushëllimit, të ndiera diku thellë nën shqisa. Përmes historisë së një njeriu të jashtëzakonshëm dhe të familjes së tij, u ndriçuan gjithë 100 vitet e fundit të artit, të luftës dhe të emocioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

“Lufta civile shqiptare”

Pse duhet të ndjekim shembullin e të lashtëve në trajtimin e të moshuarve?

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Përmbajtja e unazës së Pirros, sipas Gjon Muzakës

Ismail Bej Qemali në Kongresin e Xhonturqve në vitin 1902 në Paris

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë