Marca zgjedh 100 lojtarët më të mirë të vitit që lamë pas – Dominojnë Bayern Munich dhe Lewandowski

Viti 2020 nuk ishte si të tjerët sa i përket futbollit, ndërsa pas çdo viti gazeta e njohur spanjolle Marca zgjedhe 100 lojtarët më të mirë.
Coronavirusi e ka dominuar jetën brenda dhe jashtë fushës, gazeta spanjolle zgjedh disa nga momentet më interesante.
Ajo radhit fitoren 8-2 të Bayern Munchen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve UEFA, fitoren e në kampionatin spanjoll të Real Madridit dhe kurorëzimin e Robert Leëandoëski si lojtari i vitit 'The Best' të FIFA-s.
Le t’i shohim zgjedhjet e Marcas.
Nuk ka qene e thënë për Messin që këtë vit të fitojë. Ai fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë “Pichichi” në La Liga Santander, si dhe regjistroi më së shumti asistime (21).
Haaland ishte një nga historitë e vitit, duke shënuar 32 gola në 31 ndeshje dhe duke fituar çmimin 'Golden Boy' për lojtarin më të mirë të ri në botë.
Një legjendë e gjallë, Neuer ishte vendimtar për pesë trofetë e fituar të Bayern në vitin 2020.
Dhe në moshën 34 vjeç, ai vazhdon të thyejë rekorde.
Sulmuesi madrilen aktualisht është në periudhën më të mirë të karrierës së tij. Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Santiago Bernabeu, francezi është bërë udhëheqësi i skuadrës.
Golat dhe ndikimi i tij bënë që Los Blancos të fitojë përsëri titullin në La Liga.
Sezoni i kaluar ishte sigurisht sezoni i tij më i mirë në kryeqytetin francez. Ai e mori ekipin e tij në shpinë dhe i fitoi ato në ndeshjet kryesore.
PSG luajti në finale të Ligës së Kampionëve.
I pangopur, i pandalshëm, i papërshkrueshëm. Sulmuesi portugez është e gjitha kjo dhe më shumë.
Ai shënoi më shumë gola nga çdokush në vitin 2020, dhe tani ka mbi 100 për Portugalinë.
Një tjetër yll që nuk tregon asnjë shenjë që po plaket.
Ai është një sinonim i qëndrueshmërisë dhe nuk ishte rastësi që disa nga humbjet më të dhimbshme të Real Madridit në vitin 2020 erdhën kur ai mungoi.
Francezi i ri ishte një ndeshje larg fitimit të titullit të vetëm që tani i mungon, në finale kundër Bayern.
Ai është udhëheqësi i gjeneratës tjetër, por a do të jetë PSG e mjaftueshme për ambiciet e tij?
Një nga mesfushorët më të mirë - në mos më i miri në botë. Sukseset e Bayernit në vitin 2020 nuk do të ishin të mundshme pa të dhe kontributet e tij.
Ai shënoi shtatë gola dhe dha 17 asistime.
Polaku ishte golashënuesi më i mirë në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.
Ai është një tjetër lojtar që tregon që mosha - tani është 32 vjeç - është thjesht një numër.
Dhe me 55 gola dhe 10 asistime në 47 ndeshje garuese këtë vit, ndikimi i tij ka qenë i padiskutueshëm.
Pjesa tjetër e renditjes:
11. Thomas Muller 12. Trent Alexander-Arnold 13. Kevin De Bruyne
/Telegrafi/








































































