Kombëtarja e Argjentinës është eliminuar nga Kampionati Botëror Rusia 2018 në 1/8 e finales.

Argjentinasit pësuan humbje 4-3 nga Franca në një ndeshje spektakolare.


Për këtë eliminim të Argjentinës ka folur edhe legjenda e tyre Diego Armando Maradona.

Maradona ishte i pranishëm në të gjitha sfidat e Kombëtares së tij duke i dhënë mbështetje të madhe.

Por ish-anëtari i Napolit i ka dalë në mbështetje Lionel Messit, duke thënë se pa të Argjentina do të ishte një Kombëtare modeste.

GettyImages 102011849 Messi dhe Maradona (Getty Images)

“Messin e kam parë të vetëm. E lanë të luanin edhe si nëntëshe fals por askush nuk e shërbeu në zonë dhe u detyrua të rikthehet sërish për ta marrë topin”.

“Ka bërë asistim ka tentuar golin dhe ka dhënë gjithçka nga vetja”, u shpreh Maradona.

“Me përjashtim të Messit, nëse e heqim atë nga Kombëtarja atëherë jemi një ekip modest”, përfundoi legjenda argjentinase.

Pritshmëritë për Argjentinën ishin që Kombëtarja e udhëhequr nga Jorge Sampaoli të arrinte së paku deri në gjysmëfinale. /Telegrafi/