LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, vendi me më shumë festa zyrtare në rajon

Maqedonia, vendi me më shumë festa zyrtare në rajon

Maqedonia është ndër vendet me më shumë festa dhe ditë jopune në rajon. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari i festave numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ditë jo pune dhe festa për të gjithë qytetarët


1 janari (e hënë) – Viti i ri

7 janar (e diel) – Dita e parë e Krishtlindjeve

9 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks

1 maj (e martë) – Dita e punës

24 maj (e enjte) – Shën Kirili dhe Metodij

15 qershor (e premte) – Fiter Bajrami

2 gusht (e enjte) – Dita e Republikës

8 shtator (e shtunë) – Dita e pavarësisë

11nëntori (e enjte) – Dita e kryengritjes popullore

23 tetori (e martë) – Dita e luftës Revolucionare maqedonase

8 dhjetori ( e shtunë) – Dita e Shën Klimentit Ohridski

9 festa janë fetare që do festohen vetëm prej bashkësive të veçanta, 5 prej ortodoksve, 3 prej katolikve dhe 1 prej muslimanve.

Ditë jo pune dhe festa për bashkësitë fetare

Ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse

6 janari (e shtunë) – Festa e buzmit, para Krishtlindjeve

19 janari (e premte) – Festa e ujit të bekuar

6 prilli (e premte) – E premte e madhe para Pashkëve

25 maji (e premte) – Dita e të vdekurve

28 gusht (e martë) – Dita e Shën Marisë

Për qytetarët e fesë katolike

2 prilli (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve

1 nëntori(e enjte) – Festë e të gjithë shenjtorëve

25 dhjetori (e martë) – Dita e parë e Krishtlindjeve

Për qytetarët e besimit mysliman

21 gushti (e martë) – Kurban Bajrami

Ndërsa 7 festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase,nga një për shqiptarët, vllehët,romët,turqit,boshnjakët dhe hebrenjtë. Analistët vlerësojnë se numri i festave në vend duhet të reduktohet dhe disa nga festat eventualisht të ndryshohen me të tjera. Ata thonë se Qeveria e re duhet të punoj në këtë aspekt.

“Maqedonia edhe pse është një vend I vogël me një numër të vogël banorësh zë ndër vendet e para në botë me numrin e festave. Këtu kemi të bëjmë me politizimin e historisë dhe me partizimin e historisë, me politizimin e fesë dhe me partizimin e fesë.Mendoj se qeveria e reformave e kryeministrit Zaev duhet të ndërmarre dicka që këtë cështje ta përfshij në agjendën e vet dhe ligjin për festa ta ndryshoj në mënyrë që ta reduktoj numrin e festave për arsye se kjo ndikon negativisht në ritmin e punës”, deklaroi për Alsat, analisti Xhelal Zeneli.

“Ligji për festa duhet të ndryshohet sepse disa nga festat nuk duhet të festohen më.Numri i festave vërtetohet nga politika e qeverisë konkretisht Ministrisë së punës politikës sociale sepse ato janë përgjegjës për marëdhëniet e punës dhe mendoj se duhet të ndryshojnë një numër të festave që tani festohen tek ne me festa tjera që festohen në vende evropiane”, deklaroi profesori tjetër Nikolla Dujovski.

Kohë më parë, të pyetur nga Alsat, nga Qeveria u shprehën të gatshëm të hapin debat për mundësinë e reduktimit të ditëve jopune.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori