LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia sonte përballë Anglisë, në praninë e mbi 30 mijë spektatorëve

Maqedonia sonte përballë Anglisë, në praninë e mbi 30 mijë spektatorëve

Maqedonia e Veriut do ta mbyllë ciklin eliminatorë të Evropianit 2024 sonte në prani të mbi 30 mijë spektatorëve, ku në Shkup do të përballet me favoritin e madh, Anglinë.

Pas humbjes në Romë nga Italia, përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Bllagoja Milevski do të luajë sonte kundër kryesuesit të grupit, ku do të pretendojë të bëj një paraqitje të mirë në praninë e shikuesve vendit.


“Kemi luajtur një lojë vërtet të vështirë me Anglinë në Old Trafford. Rezultati nuk ishte real duke pasur parasysh cilësinë tonë, por ky është futbolli, gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë portieri Stole Dimitrievski para duelit me Anglinë.

“Ne mësuam shumë nga ajo ndeshje, nesër kemi një sfidë të re në të cilën duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë se nuk ishte ajo pasqyra e duhur për ne”.

Dueli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë do të luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” i cili do të jetë i mbushur me spektatorë, ku është shitur i gjithë kapaciteti.

Kujtojmë se te Anglia në këtë ndeshje do të ketë mungesë lojtarë të rëndësishëm si Bellingham e Maddison, teksa Maqedonia do të jetë e kompletuar. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori