LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia pret datën për bisedime për anëtarësim në BE

Maqedonia pret datën për bisedime për anëtarësim në BE

Maqedonia pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ftesën për anëtarësim në NATO. Kështu ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit në Shkup me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për raportet mes dy shteteve, për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, integrimin euroatlantik, por edhe për kontestin për emrin që ka Maqedonia me Greqinë.

“Mundësinë janë reale që Republika e Maqedonisë gjatë kryesimit bullgar me Bashkimin Evropian, t’i nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu është reale që të presim edhe ftesë për anëtarësim në NATO, në samitin e ardhshëm gjatë verës. Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që kemi arritur me Bullgarinë si shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-së, është dëshmia më e mirë se në Kushtetutën tonë nuk ka përcaktime për irredentizëm, apo pretendime territoriale ndaj ndonjë vendi tjetër”, ka deklaruar presidenti Ivanov duke aluduar në kontestin e emrit me Greqisë dhe pretendimet e Athinës për irredentizëm nga ana e Maqedonisë.

Kreu i shtetit, tha se Maqedonia është e përkushtuar për zgjidhjen e kontestit, porse zgjidhja duhet të ketë për bazë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe aktet tjera si vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kërkon nga Greqia që të mos pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

“Qëndrimi jonë është se zgjidhja duhet të gjendet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe të bazohet në kartën e OKB-së, rezolutat e Këshillit të Sigurimit, marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve, por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që sqaron të gjitha kontestet mes dy vendeve. Ne, mbetemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje, por ajo nuk guxon të jetë në dëm të interesave tona, por edhe të përfshijë shtete të treta në këtë kontest dypalësh lidhur me emrin tonë kushtetues”, ka deklaruar Ivanov.

Presidenti bullgar Rumen Radev nga ana tjetër tha se Sofja nuk përzihet në kontestin e emrit, por theksoi se zgjidhja që do të përmbante emër me përcaktim gjeografik, nuk duhet të jetë në dëm të Bullgarisë.

Ai ka mirëpritur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, e cila sipas tij, ka eliminuar të gjitha paragjykimet që kanë ekzistuar mes tyre.

“Me rëndësi është që kjo marrëveshje ka rrënuar skepticizmin, mosbesimin dhe frikën në raportet mes dy shteteve tona. Kjo marrëveshje nuk duhet të mbetet vetëm se në letër, apo vetëm se një akt por duhet të shërbej për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona për një të ardhme dhe perspektivë për popujt e dy vendeve”, ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev.

Ai gjithashtu e vlerësuar si pozitiv edhe nismën e presidentit të Maqedonisë për arritjen e një marrëveshjeje të re për partneritet strategjik, të ngjashme me atë në mes të SHBA-së dhe Turqinë. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori