LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia po plaket (Video)

Maqedonia po plaket (Video)

Sipas të dhënave të shkruara, Krusheva është qyteti më i vjetër në Maqedoni, i cili për herë të parë përmendet qysh në vitin 1467. Por, nëse dokumentet e vjetra thonë se është një ndër qytetet më të vjetra, të dhënat më të reja thonë se Krusheva gjithashtu është edhe një nga qytetet me popullatën më të moshuar në Maqedoni. Të rinjtë gjithnjë e më shumë po ikin nga vendlindja në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Duke i parë banorët e Krushevës, lehtë mund të vërehet brenga e tyre – papunësia dhe skamja, kurse fryma e Krushevës flet për të gjitha problemet që kjo qytezë i ka përjetuar gjatë shekujve, njofton TV21.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2002, Krusheva ka numëruar 5 507 banorë, kurse më vonë për shkak të largimit të të rinjve nga vendi, ky qytet është përgjysmuar dhe tani në të jetojnë rreth 3 000 banorë.

“Tani të gjithë vijnë vetëm për një ditë ose për fundjavë dhe kaq. Nuk ka punë. Në Krushevë nuk punon asnjë kompani.”

“Siç po kalon koha, do të jetë edhe më vështirë. Akoma kemi shpresë, por nevojitet që në Krushevë të hapet një ose dy kompani, që njerëzit të kenë ku të punojnë.”

“Të paktën për të rinjtë të ketë diçka. Të gjithë shkuan në Manastir, Shkup. Vetëm për Shkupin po punohet. Cili kryetar komune u kujtua për këtu? Askush. Këtu të rinjtë vijnë vetëm për festat, familjet po ndahen”, u shprehën disa qytetarë.

Por, ka edhe raste kur të rinjtë vendosin të kthehen në Krushevë. Zhan Zdraveski merret me hotelieri. Ai beson se për Krushevën akoma ka shpresë dhe se turizmi do të zhvillohet sikur viteve të kaluara, degë kjo e cila në të kaluarën ishte burimi kryesor për përfitim.

“Unë kisha edhe dy lokale në Manastir, u largova prej atje dhe u ktheva në Krushevë me shpresë se Krusheva do “të mbijetojë” dhe sipas meje, Krusheva duhet të lëvizë përpara. Me këtë bukuri që e ka Krusheva, pak qytete mund të lëvdohen. Të gjithë mysafirët të cilët vijnë nga jashtë, së pari fascinohen nga bukuria e këtij vendi”, tha Zhan Zdraveski, hotelier.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, vitin e kaluar, Krushevën e kanë vizituar 16.494 turistë. Kryetari i qytetit, Tome Hristoski është i kënaqur nga numri i turistëve dhe nga ajo që qyteti ua ofron vizitorëve. Por, megjithatë pranon se kjo nuk mjafton që qytetarët të kenë jetë më të mirë.

“Aktualisht, qytetarët e Krushevës nuk jetojnë mirë. E kuptoj situatën, por ne luftojmë që gjendja të përmirësohet për të gjithë”, u shpreh Tome Hristoski, Kryetar i Krushevës.

Siç paralajmërojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Krushevën e pret program i pasur kulturor gjatë tërë vitit. E gjithë kjo bëhet me qëllim për të tërhequr sa më shumë turistë vendas, por edhe të huaj, me idenë që ky qytet të ringjallet sa më shumë që është e mundur.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori