LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi”

“Maqedonia ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi”

Nga konferenca e sotme e cila u mbajt në hapësirat e kampusit të UEJL-së në Shkup, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”, u përfundua se Maqedonia së bashku me Kosovën është ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm. Sipas profesorit të Universitetit të Kolumbisë në SHBA, David Filips, kriza politike në Maqedoni e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas Institutit Amerikan për Paqe, 314 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak që nga viti 2012, dhe sipas institucioneve maqedonase, rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia për të njëjtën periudhë kanë shkuar të luftojnë atje. Sipas numrit të popullatës, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet më të rrezikuara në Evropë nga radikalizmi”, deklaroi profesori Universitar, David Filips.


Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, i cili tha se zgjidhje e krizës politike do të ndikonte që të ulet rreziku nga ekstremizmi i jashtëm.

“Uroj që të ketë një zgjidhje në dobi të qytetarëve, për të çuar përpara proceset demokratike që kanë filluar në këtë vend, dhe natyrisht për të mbyllur edhe një shteg që mundëson rryma radikale për të influencuar stabilitetin e vendit për të ardhmen e afërt”, deklaroi Arben Çejku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori