LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia ka ligje evropiane për mbrojtje gjatë punës, por ende gjendet nën nivelin e vendeve evropiane

Maqedonia ka ligje evropiane për mbrojtje gjatë punës, por ende gjendet nën nivelin e vendeve evropiane

Çdo vit java e 43 e vitit shënohet si java evropiane e sigurisë dhe shëndetit në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Maqedonia gjithashtu shënoi javën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ku me këtë bën përpjekje që të rrit ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme, por fatkeqësisht Maqedonia ende është në shkallën e atyre vendeve me aksidente të shumta në vendin e punës krahasuar me Evropën, njofton AIM.

Në Maqedoni ekziston një rregullore ligjore që trajton këtë çështje, por sipas raportit vjetor të Shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit në punë për vitin 2017, shkalla e vdekjes në vendin e punës ishte 3.22 dhe është më e lartë në krahasim me shembullin e Britanisë së Madhe ku norma është 0.5.


Ajo që është shqetësuese është se ekziston një tendencë e rritjes së lëndimeve në vendin e punës. Kështu, nëse krahasojmë raportet vjetore për vitin 2017 dhe për vitin 2016 të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit në punë, mund të vërehet se numri i lëndimeve në vendin e punës është rritur.

Inspektorati Shtetëror i Punës vitin e kaluar regjistron gjithsej 1.709 lëndime në vendin e punës, nga të cilat 1.693 ishin me pasoja më të rënda, dy ishin kolektive dhe 14 me pasoja fatale. Krahasuar me vitin 2016, ka një rritje totale prej 208 lëndimeve në punë. Ajo që zvogëlohet, sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, është numri i lëndimeve me pasoja vdekjeprurëse dhe vitin e kaluar ka pasur vetëm një aksident më pak krahasuar me vitin 2016.

“Vlerësojmë se numri i aksidenteve, është më i vogël, megjithatë çdo aksident në pune që raportohet nga punëdhënësi, ne shënojmë, por ka një mundësi që punëmarrësi të mos përdorë leje mjekësore”, thotë Inspektorati Shtetëror i Punës.

Në lidhje me sëmundjet çka shkaktohen drejtpërdrejtë nga puna, siç janë sëmundjet e frymëmarrjes, dëmtimit të të dëgjuarve, alergjisë dhe sëmundjeve të lëkurës, Maqedonia është në të njëjtin nivel me vendet evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori