LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia jo vetëm që po humb kuadrin profesional por edhe prodhuesit vendor të ushqimit

Maqedonia jo vetëm që po humb kuadrin profesional por edhe prodhuesit vendor të ushqimit

Maqedonia jo vetëm që po humb kuadrin cilësor dhe profesional, të cilët po largohen nga vendi në kërkim të një jetese më të mirë, por po zvogëlohet edhe numri i të rinjve që vendosin të merren me bujqësi, në kohën kur deri në 70% të nevojave ushqimore vendi i plotëson nga importi. Në një situatë të tillë, prodhuesit vendor mund të numërohen në gishta.

“Këto janë kohëra të vështira ekonomike, por mendoj se prodhuesit e rinj duhet të vlerësohen sepse po shuhen, nuk ka interes tek të rinjtë. Ata mendojnë se mund të fitojnë para shpejt, ky është problemi pasi kjo nuk është e lehtë. Gjithçka kërkon punë të vështirë ndërsa kemi edhe krizën ekonomike”, tha Dimitar Jovçeski-prodhues i ushqimit vendor.


“Përgjithësisht për shkak të situatës në këtë vend po ikin të rinjtë. Kanë mbetur shumë pak njerëz që po prodhojnë disa gjëra. Ndoshta shteti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje prodhuesve me disa masa që do të jepnin rezultate për të ardhmen. Përndryshe, pas disa vitesh nuk do të kemi domate, nga kush të blejmë speca, e as djathë”, u shpreh Nasto Bogoeski-gastronom.

Ekspertët paralajmërojnë për problemet në rritje me të cilat do të përballet vendi në të ardhmen.

“Të rinjtë po ikin nga Maqedonia, gjë që për mua është për të ardhur keq. Mendoj se përmes këtyre programeve për subvencionimin e fermerëve të rinj do të nxitet ajo frymë sipërmarrëse tek të rinjtë. Një nga problemet më të mëdha të ekonomisë sonë në tërësi është mos organizimi i subjekteve për pjesëmarrje, jo vetëm në tregje të huaja, por në mënyrë të paorganizuar edhe në tregjet e brendshme”, tha Jovanka Biljanoska-profesore në Fakultetin e Turizmit.

“Ky është momenti i fundit kur duhet të ulemi dhe të bisedojmë së bashku për këtë temë shumë të rëndësishme. Shumë prej tyre kanë mbyllur tashmë bizneset e tyre. Mendoj se po përballemi me një situatë shumë të rëndë si me krizën energjetike ashtu edhe me atë të ushqimit”, theksoi Angela Paskval -profesoreshë në Fakultetin e Turizmit -Ohër.

Migrimi i brendshëm, i cili ka lënë bosh fshatrat dhe fushat në pesëdhjetë vitet e fundit, është një problem shtesë, paralajmërojnë ekspertët. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori