Maqedonia e vetme: Zaev pse vodhe paratë ruse vetëm për vete, duhej t’i ndanim
Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia pro-ruse “Maqedonia e vetme” thuhet se “para disa ditësh dolën informacione se pikërisht Zoran Zaevi dhe njerëz të Qeverisë kanë qenë në lidhje biznesore dhe lidhje tjera me biznesmenin Savidis”.
“Zoran Zaevi gjatë kohës së protestave para Kuvendit në qershor të këtij viti publikisht tregonte se në Maqedonia financohen parti dhe grupe tifozësh me para ruse përmes biznesmenit rus me prejardhje ruse Ivan Savidis. Më pastaj, ministri në MPB Spasovski premtoi se do ta hetojë rastin, por, deri në ditën e sotme ka heshtje totale nga MPB-ja”, kumtojnë nga Maqedonia e vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shprehim keqardhje për lakminë e Zoran Zaevi për të marrë paratë ruse nga Savidis që kanë qenë për qëllim të financohet partitë politike dhe grupet e tifozëve në Maqedoni, dhe në vend të shfaq korrektësi dhe t’i ndajë me ‘Maqedoninë e vetme”, për shkak se e gjithë makineria e medias dhe e ekspertëve flitnin njëzëri se pikërisht ‘Maqedonia e vetme’ është financuar me para ruse”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare