LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut sot shënon 28 vjetorin e ditës së pavarësisë

Maqedonia e Veriut sot shënon 28 vjetorin e ditës së pavarësisë

Maqedonia e Veriut sot shënon 28 vjetorin e referendumit të suksesshëm të vitit 1991, në të cilin qytetarët e Maqedonisë e shpallën veten të pavarur dhe sovran. Në referendum, mbi 95% të qytetarëve që dolën të votojnë pozitivisht u përgjigjën në pyetjen “A jeni për një Maqedoni të pavarur me të drejtë të bashkohet me një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Më parë, më 25 janar 1991, Kuvendi i parë shumëpartiak i Maqedonisë miratoi Deklaratën e Pavarësisë. Vullneti i njerëzve për një shtet të pavarur u konfirmua zyrtarisht me Deklaratën e pranimit të rezultatit të referendumit të 18 shtatorit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hapi tjetër i rëndësishëm për forcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Dhjetë vjet më vonë, Kushtetuta u ndryshua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë.

Maqedonia si shtet i pavarur për herë të parë u njohë nga Republika e Bullgarisë, e ndjekur nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnja dhe Hercegovina.

Monetarisht, shteti u bë i pavarur duke futur denarin në 26 Prill 1992, ndërsa më pas formoi ushtrinë e saj, e cila feston ditën e saj të themelimit më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit u afirmua përfundimisht me 8 Prill 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e plotë e 181-të e Organizatës Botërore. Për shkak të kundërshtimit dhe presionit nga Greqia, e cila nuk e pranoi emrin kushtetues të vendit, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara ishte nën referencën e përkohshme si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit, dhe më në fund pas dekadash bisedimesh, u nënshkrua marrëveshje në 17 qershor të vitit të kaluar në Prespë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori