Sipas të dhënave më të reja zyrtare, pagat më të larta mesatare në rajon i ka Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Paga mesatare neto në Slloveni arrin në 1108 euro dhe ky është shteti i vetëm në rajon, në të cilin paga mesatare neto kalon shumën e 1 mijë eurove. Paga mesatare në Slloveni është dyfish më e madhe nga thuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Kroacisë – vend anëtar i BE-së, ku paga mesatare arrin në 873.9 euro.

Pas Krocisë është Mali i Zi, ku sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave në vend, paga mesatare në muajin korrik 2019 ka qenë 511 euro.

Pagat mesatare më të vogla janë në Maqedoni dhe Shqipëri, ndërsa në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë janë pak më të larta.

Sipas të dhënave paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 409.8 euro, ndërsa në Shqipëri është 423 euro.

Paga mesatare neto në Serbi është 454.7 euro, kurse në Bosnjë e Hercegovinë 469 euro./Telegrafi/