Bllokimi i procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për shkak të vetos bullgare, duket se ka ngadalësuar dhe angazhimin e pushtetit për pastrimin e sistemit gjyqësor.
Simonida Kacarska nga Qendra për Politika Evropiane në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se periudha gjatë muajve në vazhdim do të jetë një test i madh për Maqedoninë e Veriut si shtet, nëse arrin të shënojë rezultate pa qenë i lidhur ky proces në mënyrë direkte me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Kemi dëshmuar se ne shumë vështirë e kemi t’i realizojmë proceset reformuese pa e pasur atë karrotën evropiane thënë kushtimisht para rrotës ashtu siç jemi mësuar, përkatësisht perspektivën evropiane të cilën perspektivë vetoja bullgare disi e ka pamundësuar”.
“A do të mundemi të demonstrojmë kapacitet dhe në ç’nivel do t’i shtyjmë para proceset reformuese gjatë periudhës së ardhshme, mbetet të shihet, megjithëse nga kjo do të varet dhe hapërimi i mëtejmë drejt të qenët pjesë e familjes evropiane”, thotë Kacarska.
Duke komentuar qëndrimin e fundit të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, se reformat janë për qytetarët, Kacarska thotë se Maqedonia e Veriut do të vlerësohet për çdo përpjekje që bën në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit gjyqësor, si nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga vetë qytetarët.
“Do theksuar se Bashkimi Evropian për sa i përket rregullimit të gjyqësorit, nuk ka rregulla të ashpra. Megjithatë, ne duhet të arrijmë një konsensus të brendshëm dhe të krijojmë kushte për një gjyqësor profesional dhe krejtësisht të pavarur nga politika. Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të fillojnë të besojnë në sistemin gjyqësor, kjo është në të mirë të vetë shoqërisë, para së gjithash, dhe pastaj gjithsesi do të na ndihmojë si shtet në rrugëtimin e integrimeve evropiane”, konsideron Kacarska.
Ambasadori Geer, gjatë kësaj jave nuk ka qenë i drejtpërdrejtë në pyetjen gazetarëve nëse Bashkimi Evropian e sheh si çështje të nevojshme pastrimin e gjyqësorit:
“Reformat në drejtësi janë bazament, dhe janë në interesin e qytetarëve sepse kanw të bëjnë me drejtësinë, besimin në institucione, por edhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend”.
Nga ana tjetër, Bashkim Selmani, ish-gjykatës, aktualisht ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut si shtet, pavarësisht vullnetit të shprehur, pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar, si e vetme, nuk ka kapacitet të realizojë procesin e pastrimit të gjyqësorit.
“Jo se nuk ka disponim, por më shumë nuk ka kapacitet e as mundësi, sepse krimi është bërë shumë më i fortë se partitë politike dhe vetë shteti. Dhe, këtu kemi të bëjmë me një problem institucional, sepse gjykata përzgjedh se cilat lëndë do t’i procedojë, do të gjykojë dhe nga ana tjetër nuk vë dorë në lëndët që drejtpërdrejt shkelin funksionalitetin e shtetit. Po do të ishte ndryshe nëse do të kishim këtu infrastrukturë të faktorit ndërkombëtar”, thotë Selmani.
Ai, duke komentuar tërheqjen e partive në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë nga synimi për vetting të plotë në gjyqësor, thotë se krimi në nivele të larta ka lëshuar rrënjë të thella duke i bërë struktura të caktuara pothuajse të paprekshme nga sistemi i drejtësisë.
“Edhe vetë ata nuk kanë besim se kanë kapacitet për ta bërë një gjë të tillë, të realizojnë reforma të thella në sistemin gjyqësor, duke krijuar kushte për realizmin e një vettingu të mirëfilltë të gjykatësve, sepse ata ishin që uzurpuan institucionin e Prokurorisë Speciale, institucion ky që dukej si dritë shprese në fund të tunelit për qytetarët”, thekson Selmani.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiq, në fund të vitit 2020, paraqiti një model për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, me ç’rast një pjesë e kritereve për sa i përket filtrimit në sistemin gjyqësor ka të bëjë me kontrollimin e shtyrjeve të paarsyeshme të seancave gjyqësore nga ana e gjykatësve, vjetrimin e lëndëve, prolongimin e sanksioneve etj.
Gjatë dy viteve të fundit, periudhës kohore 2019 – 2020 nga detyra janë shkarkuar 8 gjykatës, ndërkohë që në bazë të të dhënave të Këshillit Gjyqësor në rrjedhë janë procedurat për shkarkimin e 83 gjykatësve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim
Kosova bëhet me 445 policë të rinj – deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Gjirokastra pret dyfishim të turistëve, njësitë e shërbimit me sytë nga punonjësit e huaj
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi