LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut nuk është kualifikuar për marrjen e ndihmës përmes Fondit për Solidaritet të BE-së

Maqedonia e Veriut nuk është kualifikuar për marrjen e ndihmës përmes Fondit për Solidaritet të BE-së

Për arsye të cilësisë dhe menaxhimit në kohë të financave shtetërore në sektorin e shëndetësisë, si dhe për arsye të organizimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve shtetërore kur u sigurua sasi e madhe e donacioneve për luftë kundër COVID-19 (mjete mbrojtëse, maska, pajisje medicinale, respiratorë etj) të cilët nuk shkaktuan shpenzime shtesë për këto nevoja, minimumi i cili u projektua nga ana e BE-së për shfrytëzimin e këtyre mjeteve nga Fondi për Solidaritet nuk u arrit, thuhet në njoftimi e Sekretariatit për Çështje Evropiane në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Në prill të vitit 2020, Bashkimi Evropian vendosi ta zgjeroj përfshirjen e Fondit për Solidaritet të BE-së (FSBE) si rezultat i krizës së shkaktuar me pandeminë nga COVID-19 edhe drejt vendeve që nuk janë anëtarë të Unionit. Shfrytëzimi i mjeteve nga ky fond varet nga përmbushja e pragjeve të përcaktuara nga ana e Bashkimit Evropian lidhur me shpenzimet totale që vendi në periudhë të caktuar i kahëson për ballafaqim me pasojat nga COVID-19.

Në këtë drejtim Sekretariati për Çështje Evropiane përgatiti Informacion për mundësinë e shfrytëzimit të Fondit për Solidaritet të Bashkimit Evropian për menaxhim me ndikimin financiar të COVID 19 në sektorin e shëndetësisë. Informacioni me informata të detajuara për mundësitë dhe mënyrën e aplikimit për shfrytëzim të ndihmës, u shqyrtua dhe u miratua në seancën 51 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (e mbajtur me 15.05.2020) pas çka u iniciuan mbledhje të të dhënave për harxhime urgjente lidhur me COVID-19, të shkaktuara në nivel qendror dhe lokal.

Pas përpunimit të të dhënave të mbledhura, të dorëzuara në institucione dhe komuna dhe plotësimi i tyre me të dhëna për kontratat e lidhura për COVID-19 në dispozicion në faqen e Byrosë për prokurime publike, u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e përmbush parakushtin kryesor për shfrytëzimin e FSBE-së.

Gjegjësisht, mbështetja nga FSBE-ja u kushtëzua me ngarkesë në financa publike me prag minimal prej 1,5 miliardë euro (çmime nga viti 2011) apo 0,3% nga bruto të ardhurat nacionale (BAN) për vendin-aplikues potencial. Në numra absolute, në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ky prag kishte vlerë prej 30.852.000 euro edhe i njëjti nuk u arrit, duke pasur parasysh se vlera e harxhimeve urgjente të paraqitura nga institucionet/komunat kishte vlerë prej 7.670.831 euro”, thuhet në deklaratën e Sekretariatit.

Për mbështetje financiare përmes FSBE-së, thuhet në deklaratë, u kualifikuan shpenzime në sektorin shëndetësor të shkaktuara apo të parapara të jenë në periudhe prej 4 (katër) muajsh, të llogaritura nga data kur vendi i cili aplikon zyrtarisht ka përcaktuar masa të caktuara mbrojtëse apo ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Periudha e referimit në këtë kuptim ishte periudha 10.03 – 09.07.2020​./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori