LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut: Data e negociatave me BE-në, e varur nga sundimi i ligjit

Maqedonia e Veriut: Data e negociatave me BE-në, e varur nga sundimi i ligjit

Ambasadori i Francës në Shkup, Christian Thimonier, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson, për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian.

R​aporti i Komisionit Evropian, thotë ambasadori Thimonier, do të japë një pasqyrë të detajuar sa i përket përparimit të reformave, që Brukseli i ka vënë si detyrë Maqedonisë së Veriut në raport me hapjen e negociatave me BE-në,veçanërisht kjo pasqyrë do të jetë e fokusuar në sferat që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë.


“Ne ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe duam që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet BE-së. Edhe në Samitin e Berlinit presidenti Macron e shpalli Strategjinë e vet për riinvestim të Francës në Ballkan dhe me këtë tregojmë që jo vetëm nuk e kundërshtojmë, por me të gjitha vendet e këtij rajoni duam të punojmë në integrimin evropian të rajonit, mirëpo kjo do të ndodhë kur do të vijë koha”, deklaron Thimonier.

Ambasadori thotë se Franca mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por se kur do t’i bashkëngjitet Ballkani Perëndimor, nuk e ka përmendur me saktësi për shkak sfidave, me të cilat, siç thotë ai, përballet aktualisht BE-ja.

“E patë që ne nuk e dimë se sa deputetë do të kemi në Parlament dhe mendoj që nuk duhet të nënçmohen vështirësitë e mëdha që do të jenë të pashmangshme për ridefinimin e Bashkimit Evropian për shkak të BREXIT-it, por edhe për shkak të marrëdhënieve komplekse të vendeve brenda Bashkimit Evropian me vendet nga Evropa Lindore dhe qendrore në pikëpamje të shtetit juridik. Dhe, me tërë këtë, ngrihet çështja tek opinioni publik në lidhje me momentin dhe shpejtësinë e zgjerimit. Vetë ne jemi në një gjendje parazgjedhore dhe do të duhet të kërkojmë nga qytetarët tanë ta konfirmojnë ose jo ndërtimin e përgjithshëm të BE-së”, thotë Thimonier.

Por, Simonida Kacarska, drejtore e Institutit për Politika Evropiane thotë se detyrë e autoriteteve maqedonase është të lobojnë te vendet anëtare të BE-së, të cilat janë më skeptike, duke ua dëshmuar me argumente, se pse Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Mendoj se me jetësimin e Marrëveshjes së Prespës, me miratimin e ligjeve në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, Qeveria ka arritur suksese solide për t’u prezantuar para vendeve anëtare të BE-së. Maqedonia e Veriut, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë më pranë caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE”, thotë Kacarska.

Ndërkohë, ambasadori Thimonier thekson se aktorët e rëndësishëm politik në Maqedoninë Veriut, nevojitet që një ditë e më parë të arrijnë ujdi për definimin e statusit të Prokurorisë Speciale që paraqet një çelës shumë të rëndësishëm sa i përket përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian, duke porositur se, taktizimi, siç shprehet ai, “nuk i sjell dobi askujt”/REL/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori