LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e katërta, Shqipëria e para me më shumë të burgosur

Maqedonia e katërta, Shqipëria e para me më shumë të burgosur

Për vitin 2018, Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata “Prison Studies” dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajonit, ky është numri më i lartë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.


Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnjë Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë. Për sa i përket kontinentit evropian, vendet e Lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të madh të burgosurish për 100 mijë banorë.
Në vend të parë në Evropë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e baltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.

Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të madh të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm. Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të madh e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë. Në Azi, numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori