LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e fundit me studentë jashtë vendit

Maqedonia e fundit me studentë jashtë vendit

Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.

Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numrin më të lartë për 1000 banorë, pra afërisht 10 vetë për 1000 banorë studiojnë jashtë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazezë kishin vendosur të studionin jashtë.

“Në vendin e tretë është Bosnjë-Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë. Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit”, thuhet në Raportin e UNESCO-s.

Vetëm në vitin që shkoi, thuhet më tej në raport, rreth 25.000 të rinj shqiptarë vendosën të regjistroheshin si studentë jashtë Shqipërisë, ose janë më shumë se 100.000 shqiptarë që studiojnë aktualisht në universitetet më të mira evropianë, amerikane, etj.