LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në sferën e sigurisë

Maqedonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në sferën e sigurisë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Doha të Katarit, ka zhilluar një takim pune me Sheik Abdullah Bin Halifa Al-Tani, kryeministër dhe Ministër për Punë të Brendshme të Katarit. Në takim është folur për intesifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër organizimit kriminal ndërkombëtar, bashkëpunim në teknologji dhe teknikë dhe në sferat tjera.

“Duke konfirmuar angazhimin e saj për bashkëpunimin e ardhshëm, në këtë takim u nënshkrua një letër me qëllim për bashkëpunim të sigurisë ndërmjet ministrive të brendshme të të dyja vendeve. Me këtë letër është për qëllim të mundësojë stafin tonë përmes trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme për t’u njohur me sistemin e sigurisë së brendshme të Katarit, i cili funksionon në nivel të lartë profesional”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Me qëllim që të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin mes dy shteteve, si dhe duke pasur parasysh se pas hapjes së linjës direkte Shkup-DOha, është rritur numri i personave që lëvizin nga Maqedonia në Katar dhe anasjelltas, si dhe rreziqet dhe sfidat globale të sigurisë, nga MPB thonë kjo letër ka do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit të sigurisë.

Gjatë vizitës, Ministri Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij do të vizitojnë Qendrën Kombëtare të Komandimit, Departamentin e Hetimeve Kriminale, Qendrën për Luftimin e Trafikimit të Drogës në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, Komitetit Kombëtar për Luftën kundër Terrorizmit dhe do të takohen edhe me krerët e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori