LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinimi me MRP vaksinën do të ndërpritet gjatë festave

Maqedoni, vaksinimi me MRP vaksinën do të ndërpritet gjatë festave

Vaksinimi në terren do të ndërpritet gjatë festave. Drejtori i Qendrës shëndetësore Shkup, Zlate Memdoviq deklaroi se gjatë ditës së vaksinimit janë hapur dy pika të vaksinimit, në Çair dhe Bit Pazar, që punonin vetëm në ndërrimin e parë. Përveç fundjavës, vaksinimi nuk do të zhvillohet edhe gjatë ditës së hënë për shkak të Pashkëve.

Procesi do të vazhdojë të enjten më 2 maj në qendrat shëndetësore. Memdoviq shtoi se në poliklinikat në Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Bukuresht vaksinimi do të mbahet në dy ndërrime, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Edhe krahas ditëve të pushimit, vaksinimi në terren përkatësisht në shkollat po zhvillohet me tempo të ulët. Shumë prindër vazhdojnë të refuzojnë fëmijët e tyre, madje për këtë vendim dhanë edhe deklarata të shkruara tek institucionet shëndetësore.

Sipas të dhënave të Shëndetit publik, gjatë kësaj jave janë regjistruar 95 raste të reja me fruth, me çka numri u rrit në 1.175 persona.

Shumica prej tyre janë nga Shkupi dhe nuk janë vaksinuar. Sipas epidemiologëve, ende ekziston rrezikshmëria e zgjerimit të fruthit për shkak se 14.000 fëmijë deri në moshën pesë vjeçare ende nuk kanë marrë MRP vaksinën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori