LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinim falas kundër gripit për grupet e rrezikuara

Maqedoni, vaksinim falas kundër gripit për grupet e rrezikuara

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 149-të e miratoi informacionin e Planit aksional për projektin ‘Vaksinim falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, pa kufizime tek të hyrat’.

“Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe Programit për imunizim për vitin 2019 në kategorinë e grupeve të rrezikuara janë të përfshirë: gratë shtatzëna në secilën periudhë të shtatzënisë, fëmijët prej moshës 6 muaj deri 5 vjet, personat mbi moshën 65 vjeçe, personat me sëmundje kronike si dhe personat në vendosur në qendrat biomjekësore dhe të punësuarit në këto qendra dhe punëtorët shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga kjo ministri shtojnë se me këtë projekt planifikohet që me furnizim publik të sigurohen rreth 2.000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal.

Vaksinimi kundër gripi sezonal, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, krijon imunitet pas 14 ditëve nga dita e vaksinimit dhe zgjat rreth 8-10 muaj ndërsa periudha më e mirë e vaksinimit kundër gripit sezonat është nga shtatori deri në fund të nëntorit./Telegrafi/