LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, unifikimi i teksteve shkollore lihet pas dore!

Maqedoni, unifikimi i teksteve shkollore lihet pas dore!
Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, i cili qëndroi për vizitë në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, me ç’rast u bisedua për Bashkëpunim në sferën e arsimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, megjithatë askund nuk përmendet ndonjë unifikim i teksteve shkollore qoftë edhe i Abetares.

Kurse nga ana tjetër gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë këtij viti.


Samet Jahiji, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, dega Kumanovë, thotë se deri më tani duhej të ndërmerret një hap i tillë, pasi që gabimet hutojnë nxënësit si dhe shtrembërojnë historinë.

“Librat kanë gabime skandaloze, duke filluar nga përkthimi e deri tek përmbajtjet fyese dhe të shtrembëruara. Një gjë e tillë duhet të ndalohet se mësimdhënësit nuk dinë se çfarë të ligjërojnë sepse këto libra janë në plan program. Ata detyrohen të krijojnë vetë materiale të sakta dhe verifikuara, por prapë nxënësit hutohen me ato që shkruan në libra”, tha për Portalb, Jahiji.

Ai shtoi se sidomos unifikimi i Abetares është i domosdoshëm.

“Probleme me libra kemi tani më një kohë të gjatë, LASH e Kumanovës edhe më herët ka theksuar se unifikimi i teksteve shkollorë duke filluar nga abetarja, do të ishte një zgjidhje e përhershme e problemeve tona”, shtoi Jahiji.

Ndërkaq kohë më parë kryetari i LASH-it në Maqedoni, Nuhi Dardhishta foli për librat e Cambridge, të cilat u cilësuan si zgjidhje e problemit të gabimeve në tekstet shkollore, nga ana e MASH, dhe tha se autorët shqiptar janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori