LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të kërkohet termin adekuat për regjistrimin në vitin 2020

Maqedoni, do të kërkohet termin adekuat për regjistrimin në vitin 2020

Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por pritet do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës së Organizatës Botërore Doganore, theksoi se regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020.


“Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, të gjithë u dakorduam për takim liderësh, respektivisht vetëm e kemi përmendur, nuk kishte debat. Planet fillestare ishin mes 1 dhe 30 prillit, kuptohet ai mund të zbatohet në maj, mundet edhe në vjeshtën e vitit 2020, por të mos paragjykojmë çka duhet të bisedojmë me drejtorin, por nuk duhet të heqim dorë nga zbatimi i regjistrimit në vitin 2020”, theksoi kryeministri.

Regjistrimi i popullatës ishte paralajmëruar të fillojë më 1 prill të vitit 2020, por për shkak të marrëveshjes së takimit të liderëve që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill, ky operacion nuk mund të mbahet në datën e parashikuar fillimisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori