LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të hënën fillon regjistrimi në konviktet shtetërore

Maqedoni, të hënën fillon regjistrimi në konviktet shtetërore

Të hënën fillon faza e aplikimit në MASH për regjistrim në Konviktin studentor shtetëror “Tome Stefanovski Seniç” për vitet e dyta, treta dhe katërta ndërsa për vitet e para regjistrimi do të fillojë më 4 korrik.

Nga ky konviktet bëjnë të ditur se nxënësit janë të liruar nga participimi ndërkohë që ka edhe kategori të studentëve me sukses të dalluar që janë raste sociale dhe ata janë të liruar nga pagesa. Studentët e tjerë paguajnë nga 6030 denarë në muaj, por edhe përskaj thirrjeve që nxënësit dhe studentët shqiptar të regjistrohen në konvikt, interesimi është tejet i dobët, thotë për TVM2 drejtori i konviktit Lulzim Xhemaili.

“Ne kemi qenë në Jabollcishtë ku nataliteti është shumë i madh është pjesë e banuar nga shqiptarët, por problem tjetër është se nuk kanë interes ti qasen konvikteve shtetërore edhe pse I kemi sqaruar kushtet interesi është i vogël. Ndërkohë nxënësit maqedonas shfrytëzojnë benefitet e shtetit dhe ata banor që janë nga Pusteci dhe shtetas të Maqedonisë, ne këtu i kemi si student të jashtëm dhe shteti për ta paraticipon njëqind përqind”, tha Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit “Tome Stafanovski Senic”.

Xhemaili sqaron se konvikti posedon 577 shtretër por as 35 % prej kapaciteteve të tij nuk janë të shfrytëzuara. Sipas tij konvikti posedon dhoma të renovuara dhe pajisje sipas standardeve bashkëkohore.

Mungesa e nxënësve dhe studentëve vjen edhe si pasojë e migrimit të familjeve të tëra vlerëson drejtori, Xhemaili, i cili kërkon nga institucionet kompetente të bëjnë analiza të detajuara pikërisht për këtë fenomen që po zbraz shkollat dhe konviktet në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori